Solbakken, njeriu që sfidoi vd*kjen, kërkon mrekullinë ndaj Brazilit!

Ishte pjesë e kësaj skuadre që habiti jo pak në 1998.
Stale Solbaken, trajneri i sotëm i Norvegjisë, ishte në fushë në atë ndeshje të grupit të Botërorit francez, kur “vikingët” tronditën Brazilin favorit dhe kampion në fuqi.
Fitorja ishte 2-1, një ogur aspak I keq për sfidën që norvegjezët do të kenë sonte me pesë herë kampionët e botës në raundin e dytë, ndërsa Solbaken cilësohet si njeriu që u kthye nga vdekja.
Një histori e pabesueshme e burrit 58-vjeçar, që luajti futboll në vitet 90-të, duke arritur deri në Premier Ligën angleze, por që I mbijetoi një moment të tmerrshëm.
Në 13 mars 2001, ndërsa luante për FC Kopenhagenin, ai pësoi një infarkt gjatë seancës stërvitore dhe u duk se gjithçka mori fund.
Nuk ishte gjë e vogël, përkundrazi, sepse mjekët thanë se zemrat e tij pushoi për 7 minuta, një kohë pafundësisht e gjatë.
Gjithsesi, falë mjekut specialist Frank Odgard dhe ndihmësve të tij, Solbaken mori ndihmën e shpejtë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Me të mbërritur, ai u shpall I vdekur klinikisht, por jo përfundimisht.
U deshën 7 minuta që zemra e tij të niste të punonte përsëri, ndërsa që nga ajo kohë I vendosën një pajisje për të normalizuar rrahjet e zemrës, ashtu si ylli I Danimarkës, Kristian Eriksen.
Solbaken I dha fund menjëherë karrierës në fushë, duke nisur atë të trajnerit, dhe sot mund të arrijë një lavdi, nëse Erling Haland, Odegard e të tjerët arrijnë të mundin dhe të eliminojnë Brazilin.
Tekniku “viking” deklaroi në konferencën për shtyp se ai ka besim tek skuadra e tij, ndonëse “selesao” mbetet favorite.
Vetëm Rajerson mungon për nordikët, të cilët u stërvitën me qetësi të plotë.
Nuk do të jetë e lehtë, por jo më kot bilanci është në favor të Norvegjisë, me dy fitore e dy barazime.

