"Gjiri i Gramës e çuam në UNESCO"/ Zhupa: "Dosja Aruba" e sheh si tokë për investime dhe afera pronash

"Gjiri i Gramës e çuam në UNESCO"/ Zhupa: "Dosja

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me Gjirin e Gramës, duke e cilësuar atë një pasuri kombëtare që duhet të mbrohet dhe jo të shfrytëzohet për interesa private.

Zhupa bën me dije se më 10 shtator 2023 i është drejtuar zyrtarisht Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me kërkesën që Gjiri i Gramës të merret në shqyrtim për përfshirje në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore.

Në reagimin e saj, ajo krahason këtë nismë me përmbajtjen e asaj që e quan "Dosja Aruba", ku, sipas publikimeve në media, Gjiri i Gramës përmendet në biseda që lidhen me trafikantë dhe afera pronash. Sipas saj, në këto materiale zona shihet si një sipërfaqe që mund të tjetërsohet dhe të shfrytëzohet për investime strategjike.

Deputetja përmend edhe emrin e kryetarit të Bashkisë së Himarë, Vangjel Tavo, për të cilin shprehet se, sipas publikimeve mediatike, rezulton i përfshirë në komunikime lidhur me këtë çështje.

Zhupa shprehet se Gjiri i Gramës është një pasuri e shqiptarëve dhe duhet të mbrohet për brezat e ardhshëm, duke kërkuar që zona të mos kthehet në objekt interesash private apo aferash me pronat.

EMISIONET