Zjarr në plazhin e Tales/ Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe afrohen pranë subjekteve turistike

Zjarr në plazhin e Tales/ Flakët janë përhapur me

Një vatër e re zjarri është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë, e cila ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi në një gjatësi prej rreth 500 metrash deri në afërsisht 1 kilometër.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po hasin vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga zjarri nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës.

Pranë zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe objekte shërbimi. Ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë nëse flakët avancojnë dhe rrezikojnë këto objekte.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit vijon.

 

EMISIONET