Yamal tregon prapaskenën e bisedës me Messin pas triumfit në Botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2026, 08:13

Lamine Yamal ka zbuluar bisedën që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës.
Duke folur për mediat spanjolle, Yamal zbuloi fjalët që i tha Messi.
”Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, tha ai.
Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë.
”Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë”, rrëfeu Yamal

