VIDEO/ ''Të duam, Rey Manaj'', me flamurin kuqezi dhe këngë, tifozët turq ''të çmendur'' pas sulmuesit shqiptar

VIDEO/ ''Të duam, Rey Manaj'', me flamurin kuqezi dhe

Rey Manaj ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij.

Me 18 gola këtë sezon në elitën e Turqisë me fanellën e Sivasspor, Manaj po kthehet në liderin e ekipit, jo vetëm në fushë.

Në tribuna një grup tifozësh me flamurin kuqezi kanë nisur në kor një këngë në nder të lushnjarit.

"Të duam Rey Manaj", këto ishin fjalët e tifozëve, që duhet thënë se kanë punë për të mësuar sesi është ana e duhur e "Shqiponjës" në flamurin shqiptar.

Manaj ia ka dalë të shënojë 14 gola në kampionat, aq sa ka edhe Icardi, ndërsa katër të tjerë i ka shënuar në Kupë.

27-vjeçari është lojtari më në formë i Kombëtares, teksa pret një ftesë nga trajneri Sylvinho për në Euro 2024.

 

 

EMISIONET