VIDEO/ I rrëmben topin portieres me zgjuarsi, futbollistja shqiptare shënon golin më të pazakontë të vitit

VIDEO/ I rrëmben topin portieres me zgjuarsi, futbollistja shqiptare

Një gol aspak i zakontë është shënuar në derbin e ligës turke të futbollit të femrave mes Besiktasit dhe Fenerbahçes.

Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare,

Bëhet fjalë për lojtaren e Besiktasit, Donjeta Halilaj, e cila arriti fillimisht t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për ta ngushtuar rezultatin në 2-3, në minutat shtesë të lojës.

Ajo nuk u gëzua fillimisht derisa gjyqtarja e drejtoi dorën tek mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt.

Ekipi kundërshtar u ankua tek gjyqtarja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj.

Ky gol e ka bërë xhiron në internet pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.

 

EMISIONET