Shqipëria U-19 zhgënjen totalisht në eliminatoret e Europianit, munden edhe në ndeshjen e tretë

Shqipëria U-19 zhgënjen totalisht në eliminatoret e Europianit,

Shqipëria U19 e drejtuar nga Ervin Bulku ka dështuar totalisht në fazën e parë eliminatore të Europianit të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë humbën të tre përballjet e grupit, duke mos arritur të marrin asnjë pikë, ndonëse patën favorin që t’i zhvillonin të tre takimet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pas humbjes 3-1 ndaj Irlandës dhe 2-0 ndaj Belgjikës, djemtë e Bulkut u mposhtën edhe në sfidën e fundit ndaj Sllovenisë me rezultatin minimal 1-0.

Vendosi fatin e takimit Macak, që u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi në prekjen e parë të topit, teksa suksesi minimal 1-0 u mjaftoi sllovenëve që të mbyllin eliminatoret në vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Irlanda.

EMISIONET