Tonali kthehet në “San Siro”, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Newcastle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 18:09
Milani pret Newcastle në sfidën e parë të Champions League për këtë sezon, me të dyja skuadrat që ndodhen në “Grupin e Ferrit”.
Kuqezinjtë duan të lënë pas atë humbje të hidhur 5-1 nga Interi në fundjavë në derbi dhe të rikthehen te fitorja.
Nga ana tjetër “qymyrxhinjtë” vijnë nga një fitore në kampionat, teksa në formacion është edhe një ish. Sandro Tonali rikthehet në “San Siro”, kësaj radhe si kundërshtar i “Djallit”.