Laçi përmbys Vllazninë, një 18-vjeçar nderon kurbinasit. Teuta fiton ndaj Skënderbeut
Laçi ka arritur fitoren e dytë rradhazi në kampionat. Kurbinasit kanë mundur me përmbysje Vllazninë në stadiumin e Laçit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët që në minutën e 3-të me anë të Boshnjakut. Por në limitet e pjesës së parë Sobowale shënoi për ti çuar skuadrat në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe arriti të gjente golin e përmbysjes dhe të fitores në minutën e 82-të. Ishte 18-vjeçari Tresa që hyri në fushë në minutën e 71-të që realizoi një gol të bukur nga distanca. Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë.
Në sfidën tjetër të luajtur në Durrës, Teuta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut. Durrsakët morën fitoren e parë në kampionat, pas asaj humbje turpëruese një javë më parë në Laç me rezultatin 7-0. Në krahun tjetër Skënderbeu mori humbjen e dytë rradazi.