Tirana kërkon tifozët në Rrogozhinë, bën thirrje për pjesëmarrje masive
Tirana kërkon mbështetjen masive të tifozëve në stadiumin e Egnatias për ndeshjen e parafundit të Superiores kundër Bylisit.
Bardheblutë me 2 pikë avantazh ndaj Partizanit ndjekës, do ta organizojnë ndeshjen në qytetin e Rrogozhinës për shkak të mungesës së një impianti më të afert dhe është piëkrisht ky stadiumi ku mund të festojnë edhe titullin nëse Partizani humbet dhe skuadra e Shehit fiton.
“Në ndeshjen e parafundit të këtij kampionati hapim dyert për të gjithë tifozët, të jenë të pranishëm në stadiumin “Arena Egnatia”, nesër në orën 16:00. Teksa jemi kaq pranë finishit, bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë skuadrës mbështetjen e nevojshme. Hyrja fals, mos mungo”, shkruan klubi 26 herë kampion.