“Djalli” që tmerroi Mason Mount dhe dy lojtarë të tjerë të Chelseat
Një skandal i ri ka përfshirë futbollin në Britaninë e Madhe pasi gazeta “The Sun” zbulon detajet e dosjes së femrës që shantazhonte lojtarët ishullorë.
Ish e dashura e Mason Mount, Ola Sloane, vetë-etiketuar su “Djalli”, është përballur me akuzat në gjykatë ku ajo e ka pranuar se ka tentuar të joshë shumë emra të njohur me mesazhe në orare të papërshtatshme duke krijuar një situatë shqetësuese.
Historia nisi në një festë në shtëpinë e Ben Chillwell ku u pëfshi Mason Mount dhe Billy Gilmour, që të gjithë pjesë e Chelseat në kohën kur ajo u fiksua pas tyre.
Mount ka dëshmuar përpara gjykatës duke pranuar se ka pasur një marrëdhënie intime të shkurtër me të por shtoi se u tmerrua më pas nga sjellja e biondes.
Chillwell kishte ftuar në shtëpi një shoqe të sajën dhe ajo i ishte bashkuar festës, ku ishte njohur me Mount. Prokurorët e çështjes konfirmuan se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa më pas kishte pasur komunikim mes tyre për rreth 6 muaj.
Mount më pas kishte ndërprerë lidhjen, por modelja kishte insistuar që ata të qëndronin bashkë duke e shantazhuar me mesazhe. Ajo publikoi foto të festës intime në rrjetet sociale ndërsa ngjalli shqetësime për dy lojtarët e tjerë edhe në klubet ku ata luanin.
Tashmë, Sloane rrezikon të kalojë disa kohë pas hekurave pasi i ka pranuar të gjitha akuzat.