Tifozët amerikanë ëndërrojnë pavarësisht eliminimit, i bëjnë thirrje Trump: Na rikthe në garë!

Tifozët amerikanë ëndërrojnë pavarësisht

Eliminimi i Shteteve të Bashkuara nga Kupa e Botës 2026 ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të ndërhyjë sërish pranë FIFA-s për t’i dhënë kombëtares amerikane një tjetër mundësi.

SHBA-ja, një nga vendet organizatore të turneut, u eliminua në fazën e 1/8-ave pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Belgjikës. Thirrjet ironike të tifozëve erdhën pasi më herët Trump kishte kërkuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, rishikimin e pezullimit të sulmuesit Folarin Balogun.

Ky i fundit rrezikonte të mungonte në ndeshjen ndaj Belgjikës pas kartonit të kuq të marrë në sfidën me Bosnje-Hercegovinën, por vendimi u rishikua dhe ai u lejua të luante. Pas eliminimit, rrjetet sociale u mbushën me komente satirike.

“SHBA-ja mund ta fitojë ende Botërorin, nëse Donald Trump ka guximin”, shkroi një tifoz.

Një tjetër ironizoi: “A mendoni se Trump do të bëjë një tjetër telefonatë për t’i kërkuar FIFA-s të përmbysë fitoren e Belgjikës? Nuk do të habitesha.”

Ndërsa një përdorues tjetër komentoi: “Gjyqtarët ishin totalisht të korruptuar. Trump duhet të telefonojë Gianni Infantinon.”

Nuk munguan as komentet me humor si: “Trump është në telefon me FIFA-n duke kërkuar të ndryshohet rezultati.”

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino kishte mbërritur deri në fazën me eliminim direkt pas fitoreve ndaj Paraguajit, Australisë, Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, por aventura e saj në Botëror përfundoi përballë Belgjikës. Nëse do të ishte kualifikuar, SHBA-ja do të përballej me Spanjën në çerekfinale, pasi “La Roja” eliminoi Portugalinë me rezultatin 1-0.

EMISIONET