Masat disiplinore nga ILD, Metani: Të vetme, nuk zgjidhin hallet e sistemit të drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2026, 17:19

Vetëm procedimet disiplinore nuk mund të zgjidhin hallet që ka sistemi i drejtësisë sot.
Kështu u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, në Komisionin e Mbikëqyrjes Institucionale.
Është e nevojshme që të funksionojë i tërë sistemi, theksoi Metani, në përgjigje të shqetësimeve të mazhorancës dhe opozitës.

