Superiorja, ja kur do të luhen duelet e javës së 30-të

Superiorja, ja kur do të luhen duelet e javës së 30-të

Kategoria Superiore do të rikthehet përsëri të dielën dhe të hënën e datave 7 dhe 8 prill. Do të luhen ndeshjet e javës së 30-të, ku mbi të gjitha spikat dueli Partizani-Vllaznia që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Sipas kalendarit të kësaj jave, në fillim do të ngrejë siparin takimi midis Kukësit dhe Dinamos, që do të zhvillohet të dielen e 7 prillit në orën 15:00. 3 orë më pas do të startojë Teuta-Laçi, dhe në fund, në orën 20:00 dueli Partizani-Vllaznia.

Kaq do të jenë për të dielën, kurse ditën e hënë do të zhvillohen edhe 2 ndeshje të tjera për të mbyllur javën.

Në fillim do të jetë dueli Erzeni-Egnatia që do të nisë në orën 15:00 dhe më pas ndeshja e fundit është planifikuar të jetë ajo midis Skënderbeut dhe Tiranës, në Korçë.

Superiorja, ja kur do të luhen duelet e javës së 30-të

EMISIONET