Nën vëzhgimin e Cityt dhe Liverpool, Xabi Alonso tenton të bindë Writz të qëndrojë
Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen.
Mesfushori gjerman ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 27 ndeshje në kampionat, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, kjo performancë e 20-vjeçarit nuk u ka shpëtuar Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që janë tashmë gatshëm për ta transferuar që në verë talentin gjerman.
Megjithatë, pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni në krye të Leverkusen, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet, por që të refuzojë ofertat e klubeve angleze.