Sulçe: Botërori 2026 do të mbahet mend si kampionati i komercialitetit, FIFA bëri gjithçka që Messi të ishte në finale

Botërori 2026 vijon të ngjallë debat edhe pas përfundimit të tij. Gazetari sportiv Altin Sulçe ka ngritur dyshime mbi mënyrën e organizimit të turneut, duke e cilësuar atë si një kampionat ku interesat ekonomike mbizotëruan mbi futbollin.

I ftuar në emisionin “Drejt” në "Ora News", Sulçe deklaroi se Botërori 2026 do të mbahet mend më shumë për komercializimin sesa për aspektin sportiv.

Sipas tij, turneu gjeneroi rreth 11 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa vendimet e marra gjatë organizimit treguan se prioritet ishte spektakli dhe fitimi ekonomik.

"Botërori do të mbahet mend si kampionati i komercialitetit, i prodhimit vetëm të parave," u shpreh Sulçe.

Gazetari kritikoi edhe finalen e turneut, duke kujtuar ndërprerjen e gjatë mes pjesëve për zhvillimin e spektaklit artistik, si dhe vonesat dhe ndërprerjet e shumta gjatë ndeshjes.

Ai ngriti gjithashtu dyshime për trajtimin e Argjentinës gjatë kompeticionit, duke pretenduar se FIFA kishte interes që Lionel Messi të ishte pjesë e finales.

"Si do ta linin Messin jashtë? Në një Botëror që prodhoi miliarda dollarë, ishte e qartë se interesi ekonomik kishte peshë të madhe," deklaroi Sulçe.

Deklaratat e gazetarit sportiv i shtohen debateve që kanë shoqëruar Botërorin 2026, një turne që, përveç rekordeve financiare dhe spektaklit të madh, ka nxitur edhe diskutime mbi ndikimin e interesave komerciale në futbollin modern.

Altin Sulçe: Shiko, unë kam pasur një diskutim të madh edhe me njerëzit, edhe me reagimet e tyre. Po ti ngacmoje Messin sot, ishte një histeri totale e të gjithë njerëzve për të thënë ca gjëra. Të gjithë e kuptojmë dhe nuk jemi idiotë, mos kuptojmë dorën që i ka dhënë FIFA Argjentinës që të ishte në finale. Një botëror i cili ka prodhuar 11 miliardë dollarë10.5 deri 11 me të dhënat e fundit e ke.

Ç'rëndësi ka, shifra nuk ka rëndësi fare. Ka prodhuar shumë lekë. Në një moment që u thye çdo lloj rregulli i futbollit, e lanë pjesën e parë gjysmë ore vëlla pushim, 25 minuta. Për të bërë një koncert në... Folësi 2: Dhe finalja filloi me vonesë. Finalja filloi me vonesë, por jo vetëm. Po edhe ajo ndërprerja, drinks break e bënë nga katër herë. Folësi 2: Po, rreth 8 minuta. Në një kampionat botëror që u bë, do mbahet mend si kampionati i komercialitetit, i prodhimit vetëm të parave.

Dhe një mendje diabolike, gjithmonë gazetarët duhet të kenë mendimin që çfarë duhet të bëjnë këto, FIFA, të gjithë me radhë sponsorët. Si do ta linin Messin jashtë? Si mund t'i lësh dy milionë e treqind mijë në një hall i madh atje që të hahet e të pihet, më e shtrenjta 2 milionë.

EMISIONET