Baku: Spanja tregoi se futbolli fitohet si skuadër, jo me yje individualë
Në botën e futbollit tashmë ka një unanimitet të plotë: më në fund, fitoi futbolli i vërtetë. Skuadra më e mirë në fushë arriti të mposhtë lojtarët më të mirë të botës, duke i dhënë një leksion të qartë atyre që mbështeten vetëm te gjenialiteti i individëve.
Gazetari sportiv Ervin Baku, i ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News u shpreh se edhe pse Franca kishte në përbërje yjet më të ndritur të momentit, u vërtetua edhe një herë se futbolli mbetet një lojë që fitohet nga grupi.
Sipas tij në finale u gjunjëzua pikërisht ekipi që drejtohej nga lojtari më i mirë i botës aktualisht, Lionel Messi. Për një koincidencë të çuditshme të historisë, ashtu si Diego Armando Maradona në vitin 1990 nuk arriti të fitonte një trofe të dytë radhazi, ashtu edhe Messi u detyrua të largohej mes zhgënjimit nga Kupa e Botës. E ardhmja e tij në turneun e ardhshëm pas katër vitesh mbetet e paqartë. Rasti ngjason frikshëm me atë të Maradonës, i cili u rikthye në vitin 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një gol fantastik kundër Greqisë, por përfundoi i përjashtuar pas një skandali dopingu.
"Ajo që sot përbën një unanimitet në gjithë botën e futbollit është që fitoi futbolli. Fitoi skuadra më e mirë. Që mposhti lojtarët më të mirë të botës që i kishte Franca dhe na tregoi dhe një herë që futbolli është një lojë që luhet me skuadër dhe në finale mposhti ekipin që drejtohet nga lojtari më i mirë i botës aktualisht.
Dhe për koincidencë, as Maradona në '90-ën nuk arriti të merrte një trofe të dytë radhazi, as Messi të dielën doli nga Kupa e Botës.
Nuk e dimë nëse ai do të jetë pas katër vitesh. Ndërkohë që Maradona u rikthye në '94-ën por u kap me doping dhe pas atij goli që bëri fantastik me Greqinë
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëgjo, nuk është e rastësishme, domethënë kjo është një familje, janë rreth 10 lojtarë që ky trajneri i ka rritur vetë.
Kanë qenë kampionë me under 17, 19, 21-vjeçar, kampionë, kampionë të Evropës në 2024, kampionë bote sot. Dhe Spanja rikthehet në çatinë e botës mbas 16 vitesh me meritë të plotë. Me meritë të plotë dhe kam përshtypjen që është e aftë të bëjë atë ciklin që bëri 2008 Kampionatin Evropian, 2010 Botërorin, 2012 Evropianin, ka mundësi ta bëjë tani dhe për herë të parë një skuadër do ta mbrojë trofeun e saj në shtëpi", u shpreh Baku.
Ndiqni emisionin e plotë:

