Spekulimet marrin fund/ Guardiola tregon arsyen pse nuk do të drejtojë Italinë

Spekulimet marrin fund/ Guardiola tregon arsyen pse nuk do të drejtojë

Pep Guardiola ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me një kalim te kombëtarja e Italisë, duke bërë të ditur se aktualisht nuk ka plane për t’u rikthyer në pankinë.

Pas gati dy dekadash në drejtimin e skuadrave të mëdha, trajneri spanjoll ka pranuar se dëshiron të marrë një pushim nga futbolli dhe të përqendrohet më shumë te jeta personale.

“Fillova të stërvit në moshën 37-vjeçare dhe gjithçka në jetën time ka qenë e lidhur me futbollin. Tani dua të zbuloj jetën dhe të bëj gjëra që nuk kanë lidhje me këtë sport”, u shpreh Guardiola.

Ai theksoi se e dashuron profesionin e tij, por ndien nevojën për një periudhë pushimi përpara se të vendosë nëse do të rikthehet sërish si trajner.

Guardiola bëri të ditur se prioriteti i tij tani është familja, veçanërisht kalimi i më shumë kohës me fëmijët dhe babanë e tij 95-vjeçar.

“Ndoshta një ditë do të zgjohem dhe do të them: dua të rikthehem si trajner. Por aktualisht nuk e ndiej këtë nevojë”, deklaroi ai.

Këto fjalë duket se e largojnë Guardiolën nga mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares italiane në të ardhmen e afërt, pavarësisht spekulimeve të shumta.

EMISIONET