Megi Laska analizon krizën e Francës: Thyen zemra në futboll ashtu si në dashuri
Në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, këngëtarja Megi Laska ishte e ftuar për të diskutuar mbi paraqitjen e Francës në këtë Botëror dhe pritshmëritë për sfidën e radhës ndaj Anglisë.
Skuadra franceze, e cilësuar si një nga ekipet më të forta të turneut, nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e saj, duke lënë pas shumë pikëpyetje për formën dhe objektivat e saj në këtë kompeticion.
Gjatë diskutimit në studio, u soll edhe një krahasim mes imazhit romantik të Francës në kulturë dhe zhgënjimeve që skuadra ka shkaktuar në fushën e futbollit.
"Sa zemra ka thyer Franca. Imagjino, një shtet që i ka kënduar dashurisë aq bukur, me ato këngët franceze… është tamam edhe me muzikë edhe në futboll, i thyen zemrat."-tha ajo.
Biseda u përqendrua edhe te mundësia që Franca të mbyllë Botërorin me një rezultat pozitiv në ndeshjen për vendin e tretë, por ekziston edhe frika e një tjetër zhgënjimi përballë Anglisë.
Në studio u ngrit pyetja nëse kjo paraqitje e Francës mund të konsiderohet një dështim, duke parë pritshmëritë e mëdha që shoqëruan ekipin para nisjes së turneut.
"Të tretën të vërtetën thonë, kështu që edhe me vendin e tretë jemi në rregull me Francën. Por imagjino të mos e marrë as vendin e tretë, të na zhgënjejnë edhe përballë Anglisë."-shtoi Laska.


