Sot, 74-vjetori i themelimit të Kinostudios “Shqipëria e re”

Sot, 74-vjetori i themelimit të Kinostudios “Shqipëria e

Më 10 korrik të vitit 1952 u themelua Kinostudio “Shqipëria e Re”, si institucion i produksionit kinematografik shtetëror.

Realizimi i parë i kësaj ndërmarrjeje të kinematografisë shqiptare është filmi “Skënderbeu”, një bashkëprodhim shqiptaro-sovjetik, i vitit 1953. Në vitin 1957 u realizua filmi i parë i shkurtër shqiptar “Fëmijët e saj”, i regjisorit Hysen Hakani, e më pas u realizua filmi i parë i metrazhit të gjatë “Tana”, i regjisorit Kristaq Dhamo. Këta filma shënuan fillimin e një procesi të vrullshëm që krijoi kushtet që kjo kulturë të trashëgohej në brezat e ardhshëm dhe të mbahet gjallë në ditët tona.

Arti kinematografik i asaj kohe u zhvillua kryesisht për interesa ideologjike. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen të numrit të filmave të importuar.

Në vitet ’80, në Shqipëri arritën të xhiroheshin rreth 14 filma artistikë në vit, me tematika të ndryshme, 30 dokumentarë dhe mbi 500 kronika, shifra këto të larta për çdo vend të rajonit, si dhe për vende të vogla perëndimore.

Sot, në mjediset e ish-Kinostudios ndodhen institucione të artit e kulturës si Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, etj. ndërkohë që Kinostudioja mbetet një referencë urbane e kryeqytetit.

EMISIONET