Sot, 106 vite nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Sot, 106 vite nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare

10 korriku është dita e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (10 korrik 1920).

Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar-simit. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior¬ga¬ni¬zimin e bibliotekës si institucion kombëtar.

Në momentin e përurimit si BKSH, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins¬titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.

Në këtë datë të rëndësishme për historinë e institucionit më të lartë bibliotekar e kulturor të vendit, Biblioteka Kombëtare njoftoi rikthimin e revistës shkencore BIBLIOTHECÆ, organit zyrtar të saj, pas 16 vitesh mungesë.

Biblioteka Kombëtare ftoi studiues, bibliotekarë, arkivistë, muzeologë, specialistë të informacionit dhe kërkues nga fusha të ndryshme të dërgojnë punimet e tyre për numrin e ri të kësaj reviste.

BIBLIOTHECÆ mirëpret punime në fusha si:

•       Bibliotekonomia dhe shkenca e informacionit;

•       Bibliografia dhe kontrolli bibliografik;

•       Trashëgimia dokumentare e kulturore;

•       Arkivat dhe muzetë;

•       Digjitalizimi dhe humanitetet digjitale;

•       Historia e librit dhe e bibliotekave;

•       Kultura e leximit dhe studime ndërdisiplinore.

EMISIONET