Kylie Kelce zbulon përshtypjen e parë pas dasmës së Taylor Swift: “E pabesueshme”

Kylie Kelce ka reaguar për herë të parë pas dasmës madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke e përshkruar ceremoninë me vetëm një fjalë: “E pabesueshme”.
Bashkëshortja e Jason Kelce, vëllait të Travis, u pyet për ceremoninë gjatë një paraqitjeje publike në turneun e golfit American Century Championship në Lake Tahoe.
Edhe pse zgjodhi të mos zbulonte detaje nga festa private, ajo nuk e fshehu entuziazmin për atmosferën e mbrëmjes.
E pabesueshme-u përgjigj shkurt Kylie, duke buzëqeshur, ndërsa shmangu pyetjet e mëtejshme mbi ceremoninë.
Edhe Jason Kelce, i cili ishte dëshmitari i vëllait të tij në dasmë, foli me humor për festën, duke e cilësuar si një mbrëmje fantastike.
Ishte një kohë shumë e bukur. Mendoj se piva shumë më tepër se 15 birra-tha ai me shaka.
Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre më 3 korrik në Madison Square Garden në New York, në një ceremoni private me rreth 1.000 të ftuar, ku morën pjesë familjarë, miq të ngushtë dhe shumë emra të njohur nga muzika, sporti dhe Hollivudi.
Dasma u organizua nën masa të rrepta sigurie dhe shumë pak detaje janë bërë publike, çka e ka bërë edhe më të madhe kureshtjen e fansave.
Megjithatë, reagimi i shkurtër i Kylie Kelce mjaftoi për të treguar se ceremonia ishte një natë që të ftuarit nuk do ta harrojnë lehtë.

