Segolene Royal rikthehet me kandidimin në primaret e socialistëve për zgjedhjet presidenciale të Francës

Segolene Royal rikthehet me kandidimin në primaret e socialistëve

Ish-kandidatja për presidente në vitin 2007 dhe ish-ministrja franceze Ségolène Royal ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake (primare) të kampit socialist për zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027.

Royal bëri të ditur sot vendimin e saj përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se kandidatura erdhi pas shumë takimeve dhe diskutimeve me qytetarë, përfaqësues të zgjedhur, shoqata dhe sipërmarrës.

Primaret do të zhvillohen në vjeshtë dhe do të përcaktojë kandidatin ose kandidaten e kampit socialist për garën presidenciale. K

y bllok politik përfshin kryesisht Partinë Socialiste (PS) dhe partinë ”Place publique”, të udhëhequr nga Raphaël Glucksmann.

Njoftimi i Royal shënon rikthimin e saj në skenën politike kombëtare, pas kandidimit të saj për presidencën në vitin 2007, kur ajo u bë gruaja e parë që përfaqësoi socialistët në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

EMISIONET