PAMJE/ Plazhi publik i Himarës mbushet me pushues

PAMJE/ Plazhi publik i Himarës mbushet me pushues

Himara është një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit turistik veror.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga “plazhi i bukur publik i Himarës”, ku pushuesit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e verës duke shijuar rrezet e diellit me çadra dhe të shtrirë në rërë.

Në të gjithë vijën bregdetare të administruar nga bashkia Himarë janë përcaktuar dhe sinjalizuar plazhet publike. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka vendosur sinjalistikën përkatëse për të orientuar pushuesit, vendas dhe të huaj, si dhe për të garantuar një përdorim sa më të sigurt të këtyre hapësirave.

PAMJE/ Plazhi publik i Himarës mbushet me pushues

Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det. Në Himarë mund të bëni edhe një guidë turistike duke prekur disa pjesë të historisë së Shqipërisë.

Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojnë prej shekullit XI apo edhe më herët. 

EMISIONET