Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla dhe Roma duket se do të ndajnë rrugët gjatë merkatos së verës. Këtë herë jo me formulën e huazimit, si në edicionin e kaluar te Espanjol, por me shitjen e kartonit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Për këtë duken të sigurt në kryeqytetin italaia, pasi “Il Tempo” ka bërë të ditur se ai nuk hyn në planet e trajnerit Xhanpiero Gasperini.

Ndaj ky i fundit e ka përfshirë në listën e lojtarëve që duhet të sakrifikohen në merkato për të zvogëluar numrin e futbollistëve në dispozicion dhe për të siguruar të ardhura për të blerë lojtarë me karakteristikat që dëshiron trajneri.

Nuk është bërë ende i ditur emri i ndonjë klubi të interesuar për mbrojtësin shqiptar, por “Il Tempo” sqaron se largimi i tij nga Roma pritet brenda përfundimit të fazës përgatitore që klubi po bën në Trigoria.

EMISIONET