Revista Time rendit Gerry Cardinale mes 100 njerëzve më me ndikim në sport!

Revista Time rendit Gerry Cardinale mes 100 njerëzve më me ndikim

Revista prestigjioze Time ka përfshirë Gerry Cardinale në listën e 100 personave më me ndikim në botën e sportit për vitin 2026.

Pronari i shumicës së aksioneve të AC Milan është renditur në kategorinë “Liderë”, përkrah figurave të njohura të sportit dhe administrimit sportiv.

Sipas profilit të publikuar nga Time, Cardinale konsiderohet një nga personat më të fuqishëm në industrinë globale të sportit dhe medias. Përmes kompanisë së tij të investimeve, RedBird Capital Partners, ai ka zgjeruar ndikimin në disa prej organizatave më të rëndësishme sportive dhe mediatike në botë.

Përveç kontrollit të Milanit, RedBird ka investime edhe te Toulouse FC, Fenway Sports Group, si dhe në liga dhe projekte të mëdha sportive në SHBA.

Në listën e Time për vitin 2026 janë përfshirë gjithashtu emra të njohur si LeBron James, Lionel Messi, Jannik Sinner dhe Gianni Infantino.

Vlerësimi i Time konfirmon rolin gjithnjë e më të madh të Gerry Cardinale në sportin ndërkombëtar, duke e vendosur atë mes figurave që po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e industrisë sportive globale.

EMISIONET