Elvana Gjata publikon FOTON e rrallë dhe emocionon me urimin për nënën e saj

Elvana Gjata publikon FOTON e rrallë dhe emocionon me urimin për

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë me rastin e 70-vjetorit të nënës së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja i ka dedikuar nënës fjalë plot dashuri, respekt dhe mirënjohje për gjithçka që ajo përfaqëson në jetën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime. 70 vite të jetuara me dinjitet, dashuri, forcë dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Sot nuk munda të jem pranë teje, por ti e di që të kam në shpirt e zemër… në çdo qelizë timen”, shkroi këngëtarja.

Mesazhi prekës ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë familjare dhe emocionet e sinqerta të përcjella nga artistja.

Elvana Gjata vazhdon të ndajë herë pas here momente nga jeta e saj personale, duke treguar një anë më të afërt me publikun përtej suksesit në muzikë.

Elvana Gjata publikon FOTON e rrallë dhe emocionon me urimin për

EMISIONET