Luka Modrić nuk ndahet ende me Milanin, klauzola e rinovimit mbetet aktive!

E ardhmja e Luka Modrić te AC Milan mbetet ende e paqartë. Pavarësisht një sezoni të vështirë dhe ndryshimeve të pritshme në drejtimin teknik të klubit, veterani kroat nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të aventurës së tij me kuqezinjtë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Modric po shqyrton mundësinë e aktivizimit të klauzolës që do t’i lejonte të zgjasë kontratën edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të varet nga projekti sportiv i klubit dhe emri i trajnerit të ri.
Mesfushori kroat dëshiron të mësojë se kush do të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm dhe të zhvillojë një bisedë të drejtpërdrejtë për të kuptuar filozofinë e lojës dhe objektivat e ekipit.
Nëse vendos të mos vazhdojë karrierën si lojtar, Modric mund të nisë një kapitull të ri te Real Madrid, ku raportohet se e pret një rol drejtues në strukturat e klubit madrilen.
Ndërkohë, performanca e tij në Kupën e Botës mund të ndikojë gjithashtu në vendimin final, pasi kroati po vlerëson nëse është gati të vazhdojë në nivelet më të larta të futbollit edhe për një vit tjetër.
Tifozët e Milanit vazhdojnë të shpresojnë se eksperienca dhe klasi i Modricit do të mbeten pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

