Plagosje me th*kë brenda Poliklinikës së Shkodrës/ I riu plagos 32-vjeçarin, vëllai niset i a*matosur për hakmarrje

Plagosje me th*kë brenda Poliklinikës së Shkodrës/ I riu

Një konflikt i ndodhur paraditen e së dielës në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës është përshkallëzuar në plagosje me thikë, ndërsa policia ka parandaluar një ngjarje edhe më të rëndë, duke arrestuar vëllanë e të plagosurit, i cili dyshohet se ishte nisur i armatosur për t'u hakmarrë.

Sipas policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës në lagjen "Vasil Shanto", pas një konflikti për motive të dobëta, 18-vjeçari me iniciale A. F. dyshohet se ka goditur me thikë 32-vjeçarin V. K. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shërbimet e policisë ishin duke shkuar në vendngjarje, morën informacion se vëllai i të plagosurit, A. K., 41 vjeç, kishte marrë një pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur në këmbë për të gjetur autorin e dyshuar të plagosjes.

Policia ndërhyri në kohë, e lokalizoi 41-vjeçarin dhe e arrestoi në flagrancë.

Gjatë ndërhyrjes, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete, por u neutralizua nga efektivët.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e 18-vjeçarit A. F., i dyshuar si autor i plagosjes me thikë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET