FOTO/Pas lamtumirës nga Botërori, Ronaldo arratiset në pushime luksoze me Georginën

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të pushojë në shoqërinë e partneres së tij, Georgina Rodriguez, pas përfundimit të aventurës së tij në Kupën e Botës 2026, të cilën e cilësoi si të fundit në karrierën ndërkombëtare.

Çifti ndau me ndjekësit një video në TikTok, ku shfaqen duke kaluar momente relaksi pranë ujit. Georgina u shfaq me bikini të zeza, ndërsa Ronaldo shihej duke notuar dhe duke shijuar kohën larg angazhimeve sportive.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat komentuan atmosferën pozitive dhe afrimitetin mes çiftit.

Para ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës, Ronaldo konfirmoi se Kupa e Botës 2026 do të ishte turneu i tij i fundit, duke e cilësuar si një nga përvojat më emocionuese të karrierës së tij.
Ylli portugez dhe Georgina janë së bashku prej tetë vitesh dhe u fejuan në gusht të vitit të kaluar. Së fundmi, Ronaldo ka rrëfyer edhe detaje nga momenti romantik i propozimit, i cili u bë në prani të fëmijëve të tyre.


