Babai i Selin Bollatit emocionon me mesazhin për DJ Gimbon: Ke sjellë gëzim në familjen time(FOTO)

Babai i Selin Bollatit emocionon me mesazhin për DJ Gimbon: Ke sjellë

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë ndarë momente nga jeta e tyre private dhe planet e së ardhmes gjatë një interviste në emisionin “Prime Verë”.

Gjatë bisedës, DJ Gimbo mori një mesazh të veçantë nga babai i Selinit, i cili jeton jashtë trojeve shqiptare. Ai e vlerësoi artistin kosovar për karakterin dhe ndikimin pozitiv që ka pasur te njerëzit përreth tij.

“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time”, u shpreh babai i Selinit.

Babai i Selin Bollatit emocionon me mesazhin për DJ Gimbon: Ke sjellë

Ai i dërgoi përshëndetje çiftit, duke thënë: “Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi”.

Ndërkohë, Selin dhe DJ Gimbo kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë dhe vazhdojnë të jenë aktivë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gimbo vijon angazhimet e tij me mbrëmje dhe koncerte.

EMISIONET