Një duzinë me femra ndërkohë që jetonte me të fejuarën. Dëshmia e radhës “kryqëzon” Giggs
Dëshmia e policit që raportoi i pari dhunën e Ryan Giggs ndaj të fejuarës Kate Greville, po rezulton shumë e rëndësishme në procesin që ka nisur ndaj ish-mesfushorit.
Sipas policit, 38-vjeçarja në denoncimin e saj e ka vënë theksin në tradhëtitë e ish-futbollistit, pasi sipas saj, ai ka shkuar me një duzinë femrash të tjera ndërsa si provë në gjykatë u dorëzuan edhe pamjet e kamerës së policit në momentin që shkoi për të ndihmuar Greville në momentin e sulmit.
Në dëshminë e përpara pak ditëve, Kate deklaroi se ish-ylli i Manchester United kishte pasur marrëdhënie edhe më të paktën 8 femra të tjera, ndërsa shtoi se me kalimin e muajve ai bëhej më i dhunshëm duke ia kthyer jetën në një ferr.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se është detyruar t’i tregonte Giggs-it se ishte diagnostikuar me kancer dhe duhej të trajtohej, për të evituar marrëdhëniet seksuale me të.