TELENOVELA "GIGGS"/ Ish-mesfushori e dhunoi të fejuarën dhe e nxorri lakuriq nga hoteli

TELENOVELA "GIGGS"/ Ish-mesfushori e dhunoi të fejuarën dhe

Frika më e madhe e Ryan Giggs është bërë realitete sepse prej disa ditësh nga gjykata po rrjedhin informacionet me dëshminë e ish të fejuarës Kate Greville, e cila ka rrëfyer me dateje dhunën fizike e psikologjike të ish-trajnerit dhe lojtarit uellsian. Sipas “The Sun”, për tre vite ka zgjatur terrori i Giggs ndaj 38-vjeçares e cila vendosi ta braktiste në vitin 2020 kur rrezikoi shumë pasi ish-mesfushori ushtroi dhunë.

TELENOVELA "GIGGS"/ Ish-mesfushori e dhunoi të fejuarën dhe

Aktualisht, Giggs po merr pjesë në seancat gjyqësore ku akozohet edhe për dhunën ndaj motrës së ish të fejuarës, Emma, e cila është dhunuar gjatë momentit që ka tentuar të largojë 38-vjeçaren nga duart e Ryan.

Në ditën e katërt të rrëfimit, Kate ndalet te një detaj i vitit 2019 në hotelin Stafford:

“Më hodhi në kokë valixhen dhe laptopin duke më shkaktuar një dëmtim. Më pas më hodhi nga krevati dhe më nxorri në korridorin e hotelit tërësisht lakuriq. Kjo është 100 % ajo çfarë ka ndodhur. Unë isha skllave e çdo kërkese të tij. Më bënte të kuptoja se duhej të realizoja të gjitha kërkesat e tij, përndryshe do të kisha pasoja. Më izoloi tërësisht nga njerëzit dhe nuk dëshironte të kisha kontakte me familjen time”.

Një episod tjetër i rrëfimit të Kate është ai që lidhet me vitin 2017 në Dubai ku u detyrua sërish të dilte lakuriq nga dhoma e hotelit.    

 

EMISIONET