Nga 11 qershori deri në finalen e madhe/ DigitAlb sjell të gjithë emocionin e Botërorit 2026

Ka ngjarje që ndiqen, por ka edhe ngjarje që përjetohen.
Kjo verë sjell spektaklin më të madh sportiv në planet: Kupën e Botës 2026.
Për herë të parë në histori, 48 përfaqësuese, 104 ndeshje dhe tre vende organizatore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të bashkohen në festivalin më të madh dhe më të bukur të futbollit. Aty ku rreh zemra e futbollit botëror, aty do të jetë edhe DigitAlb.
Nga ndeshja e parë, më 11 qershor, deri te finalja e madhe e 19 korrikut, çdo emocion, gol, histori dhe çdo moment që do të mbetet në kujtesën e botës do të transmetohet live në dy kanale të dedikuara në SuperSport, FALAS me çdo paketë abonimi Tokësor, Satelitor dhe në aplikacionin DigitAlb. Kështu, magjia e këtij eventi do të jetë më pranë se kurrë për çdo familje shqiptare.
Për më tepër, gjatë këtij muaji, paketat Familjare dhe Premium në DigitAlb përfitohen me ulje deri në 10 mijë lekë.
Ky është turneu më i madh që futbolli ka njohur ndonjëherë. Një skenë ku legjendat kërkojnë historinë, ku kombet ëndërrojnë lavdinë dhe ku miliarda zemra rrahin në të njëjtin ritëm.
Këtë verë, bota do të ndalet për Kupën e Botës dhe spektakli do të jetohet në DigitAlb. 48 përfaqësuese, 104 ndeshje, një Kampion Bote dhe një botë e tërë emocionesh, live në DigitAlb dhe SuperSport.
Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend, vetëm në DigitAlb.
Vizitoni tani faqen zyrtare: www.digitalb.al, abonohuni me ulje deri në 10 mijë lekë dhe shikoni gjithçka.


