BE mbështet 22 gazetarë për projekte mediatike, Gonzato: Forcim i gazetarisë së pavarur

BE mbështet 22 gazetarë për projekte mediatike, Gonzato: Forcim i

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka mbështetur 22 gazetarë dhe profesionistë të medias nga i gjithë vendi, të cilët kanë zhvilluar projekte konkrete përmes filmave të shkurtër, duke sjellë në vëmendje historitë dhe sfidat e njerëzve më të cenueshëm të shoqërisë shqiptare.

Në një nismë të realizuar në bashkëpunim me organizatat Albanian Women in Audiovisual dhe SCiDEV, pjesëmarrësit janë angazhuar në prodhimin e materialeve mediatike që synojnë forcimin e zërave të pavarur dhe promovimin e perspektivave të ndryshme në shoqëri.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi rëndësinë e gazetarisë së pavarur në një shoqëri demokratike.

“Një shoqëri demokratike ka nevojë për gazetari të pavarur. Ajo ka nevojë edhe për perspektiva të ndryshme, të nxitura nga një kontekst që ofron mundësi të barabarta. Përmes nismave si ‘Breaking the Moulds, Shaping the Future’, ne mbështesim jo vetëm profesionistët dhe organizatat e medias, por edhe vlerat demokratike që qëndrojnë në themel të së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, u shpreh Gonzato.

Ai u bëri thirrje gazetarëve që të vijojnë të trajtojnë histori me rëndësi publike, të sfidojnë stereotipet dhe të kontribuojnë në fuqizimin e zërave të papërfaqësuar, me qëllim ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe demokratike.

BE thekson se do të vijojë mbështetjen për nisma që forcojnë median e pavarur dhe promovojnë standardet demokratike në Shqipëri.

EMISIONET