“Ndjek vetëm Turqinë”/ Ana Çelmeta lë në pritje publikun me një sekret që premton ta zbulojë në ekran
E ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, Ana Çelmeta foli për Kampionatin Botëror dhe skuadrën që ndjek gjatë këtij kompeticioni.
Gjatë bisedës në studio, ajo tregoi se vëmendjen e saj e ka vetëm kombëtarja e Turqisë, sa herë që zbret në fushë.
"Po ndjek vetëm Turqinë, kur luan Turqia."-tha ajo.
Përgjigjja e saj nxiti menjëherë interesin e moderatorit Klodi Karaj, i cili e pyeti për arsyen e kësaj mbështetjeje. Ana Çelmeta la të kuptohej se pas kësaj zgjedhjeje fshihet një lidhje e veçantë me Turqinë, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në atë moment.
"E ka, e ka një lidhje. E shpjegojmë më vonë."-shtoi Çelmeta.
E pyetur nëse bëhej fjalë për një zbulim që do të vinte gjatë emisionit, ajo konfirmoi se publiku nuk do të priste gjatë.
"Po sot, pak më vonë. Pak minuta më vonë."-tha ajo.
Deklarata e saj shtoi kureshtjen në studio, ndërsa shikuesit mbetën në pritje të detajeve që ajo premtoi të ndante në vazhdim të emisionit.


