PUBLIKOHET AGJENDA/ “Tërmet” në selinë rozë, Gazetari: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e grupit të PS-së

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet një mbledhje e zgjeruar dhe tejet e rëndësishme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila do të dalë jashtë formatit të zakonshëm të raportimit të ministrave. Takimi vjen në një moment të tensionuar politik, i ndikuar drejtpërdrejt nga protestat e fundit para Kryeministrisë kundër resortit luksoz në Zvërnec, si dhe nga rezoluta e fundit e Parlamentit Europian.

Sipas burimeve, mbledhja do të nisë në orën 10:00 për deputetët, ndërsa kryeministri do t'i bashkohet në orën 11:00 për ta drejtuar atë deri rreth orës 17:00. Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të diktojë një linjë të re të ashpër dhe të vendosë piketa të qarta se si duhet të komunikojnë deputetët dhe zyrtarët socialistë me mediat dhe qytetarët.

Një nga pikat më të nxehta të diskutimit do të jetë situata e brendshme e krijuar pas largimit të deputetes Mariana Koçeku nga grupi parlamentar. Kjo lëvizje ka ndezur një debat të fortë parimor brenda partisë. Deputetët që kanë dalë nga listat e hapura mbajnë një qëndrim të prerë: ata që janë zgjedhur nga listat e mbyllura duhet të dorëzojnë mandatin nëse largohen nga grupi, pasi ato vota i përkasin Partisë Socialiste dhe mandati duhet t'i kalojë kandidatit të radhës.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET