“Botëror plot surpriza”/ Rei Zekaj analizon Portugalinë: Besoj se do të arrijë shumë larg

Kampionati Botëror po sjell emocione dhe rezultate të papritura, ndërsa diskutimet për skuadrat favorite vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, analisti sportiv Rei Zekaj ndau mendimin e tij për ecurinë e deritanishme të turneut dhe veçanërisht për kombëtaren e Portugalisë.

Sipas Zekajt, ky Botëror po karakterizohet nga shumë surpriza, çka e bën të vështirë parashikimin e skuadrave që do të arrijnë në fazat vendimtare.

"Botëror plot surpriza do të thoja."-tha ai.

I pyetur për paraqitjen e Portugalisë në ndeshjen e parë dhe sa larg mund të shkojë skuadra në këtë kompeticion, ai mendon se është ende herët për të nxjerrë përfundime.

"T'ia lëmë ndeshjes së parë, t'ia lëmë fillimit. Nuk i dihet. Unë besoj se do shkojë shumë larg."-shtoi Zekaj.

Një nga temat e diskutimit ishte edhe forma e Cristiano Ronaldos, i cili deri tani nuk ka qenë në qendër të lojës siç ndodh zakonisht. Për yllin portugez, Zekaj preferoi të presë zhvillimet e ndeshjeve të ardhshme.

"Ta shohim."-tha ai.

Portugalia mbetet një nga skuadrat që pritet të luajë rol të rëndësishëm në vazhdim të Botërorit, ndërsa performanca e saj dhe e Cristiano Ronaldos do të ndiqen me interes në sfidat e ardhshme.

EMISIONET