"U12 shpallet kampione në Maqedoni"/ Ermal Myrta: Pjesë e ekipit edhe talentja....

Një sukses i rëndësishëm për sportin e moshave është arritur nga skuadra U12, e cila është shpallur kampione në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Maqedoni.

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, trajneri Ermal Myrta foli për këtë arritje dhe për brezin e ri të sportistëve që po rritet në ekip.

Sipas tij, fitorja në këtë turne është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të fëmijëve.

"Dalim me grupmoshën U12 kampion të turneut ndërkombëtar në Maqedoni dhe normalisht jam i gëzuar. Po rris një brez të jashtëzakonshëm në atë moshë."-tha ai.

Përveç suksesit sportiv, Myrta ndau edhe një detaj që e bën skuadrën të veçantë. Në ekip luan edhe një vajzë, Ajlin Taku, e cila është pjesë e grupit kampion.

"Kam fatin që këtu luan edhe një vajzë. Ajo quhet Ajlin Taku dhe me të vërtetë jam shumë i kënaqur."-shtoi Myrta.

Triumfi në Maqedoni vjen si një tjetër tregues i potencialit që kanë sportistët e rinj, ndërsa prania e Ajlin Takut në ekip përbën një shembull pozitiv për përfshirjen dhe zhvillimin e talenteve pa dallim.

EMISIONET