“Messi mund të luajë edhe pa u stërvitur”/ Fishta: Messi dhe Ronaldo janë dy skaje të ndryshme të futbollit
Debati mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në botën e futbollit. I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, Seno Fishta ndau mendimin e tij mbi atë që dallon dy prej lojtarëve më të mëdhenj të epokës moderne.
Gjatë bisedës në studio, ai foli për mënyrën se si secili prej tyre ka arritur suksesin në karrierë, duke i cilësuar si dy profile krejtësisht të ndryshme.
"Po ta krahasosh talentin e Cristiano Ronaldos me Messin, Cristiano Ronaldo ka talent, por shumë edhe nga puna, vullneti dhe përgatitja fizike."-tha ai.
Sipas tij, Messi përfaqëson një futbollist që mbështetet më shumë te talenti natyral dhe aftësitë e lindura.
"Janë dy skaje të ndryshme. Talenti dhe puna. Messi është natyral, i lindur dhe i bërë."-shtoi Fishta.
Në vijim të diskutimit, ai përdori një krahasim për të përshkruar lehtësinë me të cilën argjentinasi interpreton lojën në fushë.
"Messi mund të luajë edhe pa u stërvitur."-theksoi ai.
Diskutimi në studio riktheu edhe një herë krahasimin mes dy ikonave të futbollit botëror, një debat që vazhdon të ndajë tifozët dhe ekspertët e sportit në mbarë botën.


