Merino po çmend Spanjën me gola në minutat e fundit: Jam shumë i lumtur!

Mesfushori i Spanjës, Mikel Merino, u shndërrua edhe një herë në heroin e kombëtares së tij, duke shënuar golin vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Belgjikës në minutat e fundit të takimit.
Futbollisti i Arsenalit u aktivizua në minutën e 86-të dhe i mjaftuan vetëm dy prekje të topit për të gjetur rrugën e rrjetës. Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri pas një goditjeje nga distanca të Pau Cubarsí, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur suksesin e Spanjës.
Ky nuk është rasti i parë që Merino bëhet vendimtar si zëvendësues. Në fazën e 1/8-ve të finales ndaj Portugalisë, ai realizoi gjithashtu golin e vetëm të ndeshjes në minutat shtesë, duke i siguruar Spanjës kualifikimin.
Pas përfundimit të sfidës, Merino komentoi me humor faktin se historia u përsërit.
“E bëra sërish dhe më ndodhi përsëri, kështu që duket se rastësitë ekzistojnë. Nëse je i përgatitur dhe e provon, mund të të ndodhë edhe ty. Jam shumë, shumë i lumtur”, u shpreh ai.
Me golat vendimtarë në dy ndeshje radhazi, Merino po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në momentet kyçe të këtij turneu.

