McGregor paralajmëron Hollowayn: Jam në kulmin tim, kam ende shumë për të fituar

McGregor paralajmëron Hollowayn: Jam në kulmin tim, kam ende

Conor McGregor është gati për rikthimin e madh në kafaz pas pesë vitesh mungesë dhe beson se karriera e tij nuk ka përfunduar ende.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC do të përballet me Max Holloway në eventin kryesor të UFC 329 në Las Vegas.

Në prag të duelit, McGregor ka deklaruar se ndihet ende në formën më të mirë dhe synon të shtojë të tjera fitore, tituj e rekorde në karrierën e tij.

“Ndjej se ka shumë për të pushtuar në këtë ndeshje. Më shumë çmime, më shumë rripa, më shumë nokaut, më shumë rekorde dhe më shumë para”, u shpreh irlandezi.

McGregor, i cili rikthehet pas dëmtimit të rëndë të këmbës ndaj Dustin Poirier në vitin 2021, theksoi se është ende i motivuar për sfida të mëdha.

“Bota e sporteve luftarake është bota e McGregor. Unë jam në kulmin tim tani dhe detyra ime është ta tregoj këtë”, tha ai.

Edhe pse pranon se ndodhet në kapitullin e fundit të karrierës, 37-vjeçari synon të mbyllë këtë periudhë me një tjetër triumf të madh.

Përballë tij do të jetë Holloway, një kundërshtar i rrezikshëm që kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes së titullit BMF ndaj Charles Oliveira.

Të shtunën në Las Vegas, McGregor do të ketë mundësinë të tregojë nëse deklaratat e tij për një “kulm të dytë” në karrierë janë realitet.

EMISIONET