VIDEO/ Hapen regjistrimet në arsimin profesional, 17 mijë vende për nxënësit në 31 shkolla

Regjistrimet në arsimin profesional për klasën e 10-të për vitin shkollor 2026-2027 kanë nisur nga data 6 korrik, bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Sipas saj, të rinjtë mund të aplikojnë për të ndjekur arsimin profesional në 27 drejtime të ndryshme, të ofruara në 31 shkolla profesionale në të gjithë vendin.
Për vitin e ri shkollor, kapacitetet e arsimit profesional arrijnë në 17 mijë nxënës, duke ofruar mundësi për përgatitje profesionale dhe zhvillim të aftësive të lidhura me nevojat e tregut të punës.
Regjistrimi i nxënësve kryhet përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Regjistrimi në klasën e dhjetë, në shkollë të mesme profesionale”.
Ibrahimaj i bëri thirrje nxënësve të zgjedhin arsimin profesional si një rrugë drejt formimit praktik dhe mundësive më të mira për punësim në të ardhmen.

