FOTO/ Rike Roçi rrëfen anën e panjohur të suksesit: Pas shkëlqimit fshihen lot, lodhje dhe shumë sakrifica

FOTO/ Rike Roçi rrëfen anën e panjohur të suksesit: Pas

Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të rrallë dhe emocional, duke treguar vështirësitë që fshihen pas jetës së saj profesionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet me lot në sy dhe pa filtra, ajo ka folur hapur për presionin dhe sfidat e industrisë së televizionit dhe kinematografisë.

Aktorja dhe producentja ka theksuar se suksesi shpesh duket më i lehtë nga jashtë, ndërsa në realitet shoqërohet me punë të madhe, sakrifica dhe përballje të vazhdueshme me stresin.

“Nga jashtë mund të duket gjithçka e lehtë, e bukur dhe e arritur pa shumë vështirësi, por realiteti pas çdo projekti është krejt tjetër”, është shprehur Roçi.

 

Ajo ka treguar se pas çdo angazhimi fshihen orë të gjata pune, organizim i vazhdueshëm dhe një barrë emocionale që publiku nuk e sheh. Sipas saj, rruga drejt realizimit të projekteve të mëdha kërkon disiplinë dhe forcë për të përballuar edhe momentet e vështira.

Rike ka pranuar se ka pasur raste kur gjithçka i është dukur e papërballueshme, por dëshira për të ndjekur ëndrrat e saj e ka shtyrë të vazhdojë përpara.

FOTO/ Rike Roçi rrëfen anën e panjohur të suksesit: Pas

Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar se suksesi nuk matet vetëm me rezultatin final që shfaqet para publikut, por edhe me përpjekjen, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të përballuar kritikat.

Me moton e saj “Gjithmonë e vërtetë”, Rike Roçi ka zgjedhur të tregojë edhe anën më njerëzore të rrugëtimit të saj profesional.

EMISIONET