Skenderaj forcohet me një tjetër afrim/ Andeta Gashi i bashkohet klubit për sezonin e ri

Skenderaj forcohet me një tjetër afrim/  Andeta Gashi i bashkohet

Klubi i volejbollit Skenderaj ka zyrtarizuar transferimin e volejbollistes së talentuar Andeta Gashi, duke vijuar përgatitjet për edicionin e ri me ambicie të mëdha.

Gashi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë eksperiencën e fituar në Superligën e Kosovës dhe me përfaqësimin ndërkombëtar me fanellën e Kosovës.

Volejbollistja do të luajë në pozitën e bllokueses së mesit, ndërsa klubi e ka prezantuar si një afrim që do t’i japë më shumë forcë dhe konkurrencë ekipit.

“Andeta Gashi i bashkohet klubit tonë në pozitën, bllokues i mesit, duke sjellë përvojë nga Superliga e Kosovës dhe përfaqësimi ndërkombëtar me Kombëtaren e Kosovës”, ka njoftuar KV Skenderaj.

Karrierën e saj Gashi e ka nisur te KV Peja, ku ishte pjesë nga viti 2018 deri në 2023, më pas ka luajtur për KV Suti Sport (2023–2025), ndërsa sezonin e fundit e ka zhvilluar te KV Fushë Kosova.

Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Kosovës U21 dhe U20, duke u vlerësuar si një nga talentet premtuese të volejbollit kosovar.

Me këtë transferim, Skenderaj synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për sezonin 2026/2027.

EMISIONET