Rooney: Ronaldo jeton për futbollin dhe beson se është më i miri në histori

Rooney: Ronaldo jeton për futbollin dhe beson se është më i

Wayne Rooney ka folur me vlerësim për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si një futbollist me përkushtim të rrallë ndaj lojës dhe me një mentalitet që e veçon nga të tjerët.

Në një intervistë për BBC Sport, ish-sulmuesi anglez tha se Ronaldo ia ka kushtuar gjithë jetën futbollit dhe se pasioni i tij për këtë sport vazhdon të mbetet i njëjtë.

"Ka një mentalitet që nuk e kam parë kurrë te asnjë futbollist. Dëshira e tij për të fituar çdo ndeshje, për të luajtur në çdo takim dhe për të shënuar është e jashtëzakonshme", u shpreh Rooney.

Sipas tij, Ronaldo është i bindur se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe nuk ndryshon qëndrim për këtë.

"Ai nuk tërhiqet kurrë dhe beson se është lojtari më i mirë në histori. Për shumë njerëz, ai vërtet është", tha Rooney.

Ronaldo mori pjesë në Kupën e fundit të Botës me Portugalinë, ndërsa rrugëtimi i skuadrës përfundoi pas eliminimit nga Spanja.

EMISIONET