KLP, SISTEMI I DOBËT I DREJTËSISË! “Qeveria e Prokurorëve” kritikohet në Kuvend për vakancat e “qokat”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përball me kritika të forta në Kuvend për mbi 100 vakanca në sistem dhe dyshime për vendimmarrje të ndikuara nga "qokat" dhe grupimet brenda institucionit. Pavarësisht debateve, projektrezoluta për veprimtarinë e KLP-së u miratua në parim vetëm me votat e mazhorancës.

KLP, SISTEMI I DOBËT I DREJTËSISË! “Qeveria e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u vlerësua si një nga sistemet më dobta të drejtësisë gjatë analizimit të veprimtarisë së institucionit të cilësuar si qeveria e prokurorëve në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale

Xhafaj: "Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP".

Duke u ndalur tek një prej problematikave që u bënë publike edhe nga drejtuesja e KLP, sërish Xhafaj nuk i kurseu kritikat.

Xhafaj: Keni 100 e ca vakanca, e kërkoni 12. Nuk kërkoni shtim. Si do të zgjidhet kjo, kur do të ketë një plotësim të plotë të vakancave të prokurorëve dhe atyre efektive.

Theksi u vu edhe tek problematikat e brendshme të KLP, duke ngritur pikëpyetje mbi një grup që mund të dominojë vendimmarrjen, e kjo u konstatua edhe në përgjigjen e Bogdanit.

Bogdani: Prokurorët vijnë nga sistemi, dashur pa dashur i njohin. Nëse situata do të ishte kaq brilante... Edhe sikur të ketë... Problematikat janë aty, nuk mund ti fshehim. Sugjeroj që të gjithë anëtarët të marrin trajnim për mënyrën e funksionimit të kolegjialitetit

Digjitalizimi ishte një pikë tjetër që pati debat mes Xhafajt e kryetares së KLP-së.

Projektrezoluta për punën e këtij institucioni u miratua në parim nga vetëm deputetët socialistë, teksa u theksua nevoja për rishikim të rekomandimeve.

EMISIONET