Kush është Ana Gabriela? Njihuni me gruan që qëndron pas suksesit të Julian Quiñones!

Sulmuesi i Meksikës, Julián Quiñones, hyri në histori duke shënuar golin e parë të Kupës së Botës 2026, por jashtë fushës ai ka një mbështetje të palëkundur te bashkëshortja e tij, Ana Gabriela.
Ana Gabriela është modele, influencuese dhe krijuese përmbajtjesh në rrjetet sociale, e njohur gjithashtu për pasionin e saj për fitnesin. Ajo ka qenë pranë Quiñones gjatë gjithë ngjitjes së tij në futboll, duke e mbështetur në momentet më të rëndësishme të karrierës.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2020, kur sulmuesi luante në kampionatin meksikan. Dy vjet më vonë, në prill 2022, Quiñones i propozoi për martesë dhe ata kurorëzuan dashurinë e tyre pak muaj më pas.
Familja u zgjerua më 26 dhjetor 2023 me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Alanna.
Futbollisti e përshkroi lindjen e saj si momentin që e bëri të plotë një vit të paharrueshëm, pasi vetëm pak ditë më parë kishte fituar titullin kampion me Club América.
Në vitin 2024, familja nisi një aventurë të re pas transferimit të Quiñones te Al-Qadsiah. Ana Gabriela dhe vajza e tyre u zhvendosën në Arabinë Saudite për të jetuar pranë sulmuesit meksikan.
Sot, ndërsa Quiñones shkëlqen me fanellën e Meksikës në Kupën e Botës, Ana Gabriela mbetet një nga figurat më të rëndësishme në jetën e tij, duke e shoqëruar në çdo hap të suksesit brenda dhe jashtë fushës.

