Arbër Zeneli magjik ndaj Malmos/ Gol dhe asist në fitoren e madhe të Elfsborgut

Arbër Zeneli ka dhuruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në kampionatin suedez, duke qenë protagonist absolut në fitoren e IF Elfsborgut ndaj Malmö FF me rezultat 2-1.
Sulmuesi anësor kosovar ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së tij në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedez, duke realizuar golin e parë dhe duke dhuruar asistimin për golin e fitores.
Zeneli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrjetën që në minutën e pestë. Goli i tij i dha epërsinë Elfsborgut dhe vendosi menjëherë ritmin e përballjes.
Por paraqitja e reprezentuesit kosovar nuk u ndal aty. Në minutën e 34-të, Zeneli u shndërrua në krijues, duke përgatitur golin e dytë për skuadrën e tij, që rezultoi vendimtar për marrjen e tri pikëve.
Ai u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.9 nga SofaScore, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të takimit.
Futbollisti tjetër kosovar i Elfsborgut, Dion Krasniqi, e ndoqi sfidën nga banka rezervë.
Pas këtij triumfi, Elfsborgu ka arritur në kuotën e 21 pikëve pas 15 ndeshjeve dhe aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e Allsvenskan.
Zeneli po kalon një sezon pozitiv deri tani, me katër gola dhe dy asistime në kampionatin suedez, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së tij.


