Klodi Karaj: Argjentina nuk bindi aq shumë për të shkuar deri në finale, mund të ishte një ekip tjetër
Në një analizë për ecurinë e përfaqësueseve të mëdha në emisionin "Drejt" në Ora News, gazetari dhe moderatori Klodi Karaj u ndal te përplasja mes Spanjës dhe Francës, duke shpjeguar pse loja efikase e spanjollëve triumfoi mbi spektaklin francez dhe pse rruga e disa prej finalistëve nuk ishte aq bindëse sa duket.
"Në ndeshjen mes Spanjës dhe Francës luhej, dominonte opinioni që Franca do kalonte sepse, shiko çfarë ndodh në këndvështrimin tim, Franca është ajo, Franca e spektaklit, e magjisë që jep në fushë.
Ndërsa Spanja nga ana tjetër bën një gjë shumë të thjeshtë por që është e vështirë në kompleksitetin e saj.
Se po ta shikosh Spanjën nuk është Spanjë spektakolare, pra të bezdis në mënyrën se si luan, por qëllimi justifikon atë për të cilën ata kanë dalë në fushë dhe këtë e tregoi.
Me posedimin e topit në pjesën më të madhe të lojës, me kundërsulmet të kundërshtarit në momentin që ky i fundit kishte topin dhe me bllokim të të gjithë reparteve të fushës. Për të shkuar pastaj drejt golit.
Shënon pak, pëson thuajse aspak dhe del kampione përballë emrave si Spanja, si Anglia, Franca apo së fundmi edhe Argjentina që nuk është se bindi aq shumë për mendimin tim për të shkuar deri në finale. Mund të ishte një ekip tjetër", u shpreh Klodi Karaj.
Ndiqni emisionin e plotë:

